Duket se Teuta Krasniqi është më shumë e fokusuar këto kohë në aspektin profesional, por edhe jeta personale e aktores dhe moderatores së shqiptares së Kosovës, pritet të na sjellë të reja. Në një intervistë për emisionin “Vizioni i Pasdites”, ajo shprehu dëshirën për zgjerimin e familjes së saj me një fëmijë të tretë.

 

“Në fakt, deri para pak kohe sa here që e kemi bisedu me Adonisin kemi thonë jo, mirë është, faleminderit Zotit i kemi dy vajza të mrekullueshme, në rregull. Një ditë unë si me shaka e përmenda, ma tregoi në fakt Adonisi një fotografi kur ka qenë i vogël edhe aq simpatik, aq i mirë ishte dhe thashë oh Zot unë kam dëshirë me bo edhe një djalë sikur ti. Atij i shkëlqyen sytë, kishte qenë dëshirë e fshehtë e tij edhe plot entuziazëm tha po, okej, të lutem. Mirëpo, jo tash për tash se me të vërtetë kam shumë punë. Po e shqyrtojmë edhe pak”, u përgjigj Teuta.

 

Edhe planet për martesë duket se nuk janë larg për të. Me rastin e 10 – vjetorit të martesës, Teuta tregon për se me shumë mundësi mund të ketë një dasmë.

 

“Edhe kjo (martesa) është diçka që na ka mbet si në plan. Kemi mendu kur të rriten vajzat dhe pak kemi me bo diçka private, me familjarë, jo diçka shumë të madhe se dhe Adonisi është modest. Mbas 10 vjetorit kemi me bo diçka.”

 

Pyetjes së nëse vajza e saj Tara do të zgjedhë rrugën e artit si ajo dhe ish bashkëshorti i saj Blero, Teuta u shpreh se vogëlushja ka shumë talent në vallëzim. Teksa shtoi se është një kopje e Bubulinës, tezes së saj, e cila ka qenë këgëtare shumë e njohur, po tashmë ka hequr dorë nga muzika.

 

“Muzikën e ka të trashëguar nga babi, tezja, daja. Tara ka filluar kurs profesional. Ma shumë talent se në këndim dhe në aktrim ka më shumë talent në vallëzim. Unë mendoj se Tara është një kopje e Bubulinës, është e habitshme sesi mundet me i ngja tezes dikush kaq shumë”, u shpreh aktorja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *