Kryeministri Edi Rama dënon ashpër sulmin brenda zyrës së PD-së në Kavajë, ku u plagos një 27-vjeçar.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë kërkon që autori Ndriçim Jonuzi të përballet me drejtësinë.

Në këto kushte, ai fton Bashën që t’i bashkohet për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa për Metën tha që duhet të ndalojë “fushtat idioteske”.

“Plagosja e Kavajës e patolerueshme! Autori duhet çuar në pranga sa më shpejt! Politizimi i kësaj ngjarjeje është po aq i keq sa vetë ngjarja! LB duhet të bashkohet me mua për të mbështetur drejtësinë pa nxitur tensionin, ndërsa IM duhet ta ndalë fushatën idioteske të tensionimit”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *