E diel, 25 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosja me armë e 28-vjeçarit në Fresk, kapet bashkëpunëtori, autori i ngjarjes ende në kërkim

Policia ka arrestuar në flagrancë Andi Gurrën, 26 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në plagosjen me armë zjarri të 28-vjeçarit Juglen Abazi, ngjarje e ndodhur më 2 gusht 2025 në zonën e Freskut, në Tiranë.

Sipas hetimeve të deritanishme, Gurra ka bashkëpunuar me Klejvis Cakën (i njohur edhe si Klejvis Lusha), i cili është identifikuar si autor i dyshuar i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Reklamë

Identifikimi i Cakës është bërë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, pasi vetë i plagosuri nuk ka dhënë detaje të mjaftueshme për autorin.

Policia njofton se po vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e Cakës, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Reklamë

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 gushtit në zonën e Freskut, ku Juglen Abazi po lëvizte me automjetin e tij tip “Mercedes” dhe u qëllua me armë zjarri nga Klejvis Caka. Autori, pas kryerjes së plagosjes, është larguar qetësisht nga zona dhe më pas është ndihmuar nga dy bashkëpunëtorët e tij.

I plagosuri ka braktisur menjëherë automjetin dhe, pranë vendngjarjes, ka gjetur kunatin e tij, i cili e ka transportuar me urgjencë në spital, duke i shpëtuar jetën. Abazi ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë