Kronikë
Pistoletë në brez dhe gati për qitje, kapet 43 vjeçari

Një 43 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi qarkullonte me një armë zjarri në brez dhe gati për qitje.
Ndalimi i E. K., 43 vjeç, është bërë në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër.
Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




