Nëse shijoni një koktej të përditshëm ose një gotë verë në darkë, ky lajm me siguri do t’ju gëzojë.

Një studim i ri ka gjetur se të pish një sasi të vogël alkooli mund të përmirësojë fuksioninin njohës për të moshuarit.

Një konsum mesatar alkooli u përcaktua më pak se tetë pije në javë për gratë dhe më pak se 15 pije në javë për burrat.

Gjetjet mbështesin hulumtimet paraprake të cilat zbuluan se, në përgjithësi, një pije standarde në ditë për gratë dhe dy në ditë për burrat duket se ofron disa përfitime.

“Tani ka shumë prova vëzhguese që tregojnë se një konsum i moderuar i alkoolit është i lidhur me funksion më të mirë njohës dhe një rrezik më të ulët të demencës”, tha shkencëtari i lartë kryesor i kërkimit Kaarin Anstey.

Sidoqoftë, një studim i madh botëror i lëshuar vitin e kaluar zbuloi se asnjë sasi e pijeve, verës ose birrës nuk është e sigurt për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *