Ish-i ngarkuari Special i BE-së në Kosovë, Pieter Feith kërkon që çdo krim lufte të hetohet dhe të dënohen përgjegjësit. Në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus, Feith komentoi zhvillimet e fundit në Kosovë, ku figura kryesore të UÇK po përballen me drejtësinë, të akuzuar për krime lufte. Sipas diplomatit evropian, është normale që pas luftës të kërkohet llogari.

 

“Ne jemi të mbështetur nga Komuniteti Ndërkombëtar, por edhe në ato situata çdo person që është i përfshirë në përdorimin e dhunës qoftë ai ushtar apo komandant, ose politikan që jep udhëzimet e duhura politike, të gjithë ata duhet të japin llogari për atë që ka ndodhur. Nëse asgjë s’ka ndodhur dhe asnjë e keqe s’ka ardhur, të lihet me kaq. Por Komuniteti Ndërkombëtar është shumë i rreptë për arsye që lidhen me Ligjin e të Drejtave të Njeriut dhe qeverisjen e çdo të drejte njerëzore, kështu çdo akt duhet të dënohet, ndiqet penalisht dhe do rrjedhojë në një aktakuzë që siç thashë shpresoj se do t’i jepet zgjidhja.”

 

Ai u shpreh i bindur se Kosova do të dijë si ta kalojë këtë sfidë, ndërsa shtoi se kjo shërben për të normalizuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe për të gjetur tolerancën.

 

 

 

 

 

 

Intervista e plotë:

 

Si e komentoni procesin ndaj ish figurave drejtuese të UÇK?

 

Unë mendoj se ky është një hap i rëndësishëm pas një periudhe të gjatë gjatë së cilës ka patur pretendime, thashetheme për mënyrën e gabuar të të bërit të gjërave gjatë luftës së ’98 dhe ’99. Mendoj se është e rëndësishme që të tejkalohet ajo periudhë fatkeqe në mënyrë që të ndiqet një proces për zbardhjen e të vërtetës. Është e paqartë për mua dhe nuk di gjë as për aktauzat, as për çfarë po akuzohen liderat e Kosovës. Por jam i sigurt se ata do kenë argumente për të mbështetur vendimin e tyre dhe së fundi edhe gjyqi do të jetë në favor të popullit kosovaro-shqiptar sepse do të hedhë dritë mbi aktauzat, stërmundimin për liri dhe do çojë në pajtim dhe tolerancë mes Serbisë dhe të tjerëve në rajon.

 

A është ky proces një përbaltje ndaj luftës për liri të popullit kosovar?

Tashmë nuk ka më luftë dhe në cdo situatë post-konfliktuale vjen një periudhë ku kërkohet llogari për atë çfarë ka ndodhur edhe nëse akte, vendime janë implementuar për një kauzë me vlerë, një kauzë pozitive dhe ju e dini sigurisht që rezistenca e njerëzve të Kosovës, kundër mësymjes dhe dhunës nga Presidenti Milloshevic. Ne jemi të mbështetur nga Komuniteti Ndërkombëtar, por edhe në ato situata çdo person që është i përfshirë në përdorimin e dhunës qoftë ai ushtar apo komandant, ose politikan që jep udhëzimet e duhura politike, të gjithë ata duhet të japin llogari për atë që ka ndodhur. Nëse asgjë s’ka ndodhur dhe asnjë e keqe s’ka ardhur, të lihet me kaq. Por Komuniteti Ndërkombëtar është shumë i rreptë për arsye që lidhen me Ligjin e të Drejtave të Njeriut dhe qeverisjen e cdo të drejte njerëzore, kështu çdo akt duhet të dënohet, ndiqet penalisht dhe do rrjedhojë në një aktakuzë që siç thashë shpresoj se do t’i jepet zgjidhja.

 

A rrezikon ky proces të destabilizojë jetën politike në Kosovë?

 

Ky ka qenë një shqetësim në të kaluarën, por mendoj se politikat e Kosovës janë maturuar që nga eventet e viteve të fundit të ’90. Kosova është shpallur e pavarur, gjenerata e re e politikanëve të rinj të Kosovës tashmë kanë ecur përpara dhe kështu besoj se ka më shumë qëndrueshmëri në shoqëri. Ka ndoshta edhe më shumë maturi dhe hapësirë për reflektim për të përballur me cdo përcarje që do të thotë se çdonjëri nga 4 liderët që po përballet me dënimin mund të detyrohet, duhet të heqë dorë nga skena politike e Kosovës. Por nuk jam pesimist dhe shoqëria kosovare do mund ta kalojë.

 

Çfarë pasojash do të ketë procesi në Hagë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

 

Ka akoma shumë nacionalizëm në rajon, sic e dini edhe ju, por shpresa ime është që kjo do vazhdojë të neutarlizojë argumentin që dëgjoni kaq shpesh nga Beogradi dhe nga Serbia, që ata janë trajtuar në mënyrë të padrejtë nga drejtësia ndërkombëtare. Kjo tregon se drejtësia është e verbër, e paanshme dhe nuk mban kahun e fituesit apo humbësit. Duke adresuar krime dhe keqkuptime të mundshme nga ana e Kosovës dhe Shqipërisë, argumenti nuk është më i vlefshëm. Kjo shpresoj do çojë në një siguri më të madhe në Serbi për të pranuar pajtimin dhe normalizimin me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *