Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka detyruar autoritetet portuale që të pezullojnë edhe nisjen e trageteve drejt Italisë dhe anasjelltas.

 

Për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha, të gjitha linjat janë anuluar. Sipas autoriteteve ditën e mërkurë do rinise linja nga Porti i Barit në drejtim të durrësit ndërsa të entjen, nga Ankona.

 

Ndërsa në Vlorë, trageti do të qëndrojë në radë, pasi ankorimi rrezikon ta përplase me kalatat e portit. Lundrimi, nga ky port drejt Brindisit, do të rifilloje nesër.

 

Si në Portin e Vlorës ashtu dhe në atë të Durrësit, është ndaluar dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit deri në datë 19 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *