Qeveria e Libisë ka pezulluar ministren e Jashtme pasi homologu i saj izraelit njoftoi se kishte zhvilluar takim me të javën e kaluar në Romë, pavarësisht se vendet nuk kanë marrëdhënie formale.

 

Kryeministri tha të dielën në mbrëmje se ministrja është pezulluar përkohësisht dhe do t’i nënshtrohet një hetimi administrative nga një komision i posaçëm.

 

Në rrugët e kryeqytetit libian Tripolit dhe periferive të tij protestat shpërthyen të dielën në mbrëmje në shenjë refuzimi të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Protestat u përhapën në qytete të tjera ku të rinjtë bllokuan rrugët, dogjën goma dhe valëvitën flamurin palestinez.

 

Ministria e Jashtme libiane e përshkroi takimin me ministrin e Jashtëm izraelit, Eli Cohen si një takim të rastësishëm dhe jozyrtar, por protestat në rrugë tashmë janë duke u zhvilluar në disa qytete libiane.

 

Pakënaqësitë i ndezi të dielën ministria e Jashtme e Izraelit, e cila tha se shefat e diplomacive të dy vendeve ishin takuar javën e kaluar në Romë, takim  i organizuar nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

 

Sipas tij takim shkoi aq mirë sa e cilësoi si hapin e parë diplomatik për rregullimin e marrëdhënieve mes vendeve. Gjë që u mohua nga ministrja izraelite. Ajo tha se Izraeli po paraqet si diplomatik një takim krejt rastësor dhe të paplanifikuar.

 

Izraeli ka normalizuar marrëdhëniet me disa vende arabe në vitet e fundit si pjesë e marrëveshjeve të mbështetura nga SHBA. Megjithatë, qeveria e linjës së ashpër e kryeministrit, Benjamin Netanyahu është kritikuar nga shtetet arabe për shkak të dhunës në rritje në bregun perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *