Forcat detare shqiptare i kanë ardhur në ndihmë një varke me flamur turk në gjirin e Sarandës. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, kur veliera “felton”, me 4 persona në bord kërkoi ndihmë, pasi kishte mbetur në det të hapur. Sipas policisë, shkak për këtë bllokim ishte bërë një defekt në motor, si dhe mungesa e karburantit. Menjëherë pas informacionit, anija e rojës bregdetare “Vjosa” është nisur drejt vendit të ngjarjes, ku ka bërë rimorkimin e velierës, duke e ankoruar në portin e Sarandës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *