Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesën e ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj për shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës administrative të apelit në Shkodër, Jangulli.

 

Në mbledhjen e fundit të KLD, Gjonaj tha se Jangulli, që është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kishte pasur zvarritje të proceseve gjyqësore në dëm të qytetarëve. Por pretendimet janë kundërshtuar nga anëtari Gjin Gjoni sipas të cilit ministrja nuk kishte të drejtë të propozonte masa disiplinore, pasi këtë mund ta bëjë vetëm inspektori i lartë i drejtësisë.

 

Gjatë përplasjes verbale, Gjonaj argumentoi se ligji dhe kushtetuta e lejojnë propozimin për shkarkim si masë disiplinore. Por pavarësisht debateve të ashpra dhe argumentimit ligjor, anëtarët gjyqtarë të KLD votuan kundër ndëshkimit të kolegut të tyre Ahmet Jangulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *