E premte, 9 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Përplasje në Fier/ Kejdi Mehmetaj: Po na heqin banerat se do të vijë Edi Rama

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj denoncoi se në Fier po hiqen banerat e LSI, për shkak të një takimi elektoral që kryeministri Edi Rama ka planifikuar aty.

 

Reklamë

Sipas saj, Bashkia e Fierit po shkel kontratën me LSI për banerat.

 

“Pse po i hiqni banerat? Do të përfundoni në gjyq. Kaq frikë keni nga një baner? Duke dhunuar simpatizantët e LSI, deputetët e LSI. Ja pra në ambientet e Bashkisë Fier dhunohen simpatizantët e LSI. Për një orë do të vendoset baneri lart, turp të keni! Keni shkulur shtyllën gjithë natën e keni vendosur banera aty”, u shpreh Kejdi Mehmetaj.

Më shumë video

Reklamë