Subscribe

Financat publike duket se kane marre nje trajektore pozitive ne janar te 2016. Duke ju referuar te dhënave fiskale te ministrisë, te ardhurat u rriten me 25 % krahasor me te njëjtën periudhe te një viti me pare, duke arritur konkretisht ne 32 miliard leke, nga 25 miliardë qe ishin ne 2015. Ne këtë fillim viti, efektin kryesor ne rritje e kane dhënë Tatimi Mbi te Ardhurat, zëri i akcizave, sigurimet shoqërore si dhe taksat nacionale.
Ndërsa Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka patur nje performance me te dobët. Nje ndikim ne kete situate ka dhënë dhe zëri i tatimit fitimit, ku pjese te konsiderueshme ze edhe pagesa e kompanisë se huaj “Bankers Petrolium”. Viti 2016 duket se do te jete me pozitiv per financat, pasi kultura fiskale ne kuadër edhe te aksionit kundër informalitetit, gradualisht do te nis te jape edhe me shume efekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *