Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend, duke theksuar rëndësinë e moshedhjes së mbeturinave nëpër fusha dhe rrugë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se shishet plastike dhe plehrat e hedhura pa kriter përfundojnë nga lumi dhe deti, por gjatë reshjeve të furishme, gryka e kanalit bllokohet, duke shkaktuar përmbytje.
Ai siguron se ekipet dhe të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…
*Shkozet”, shkruan Rama.
Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë… pic.twitter.com/xJpxPdeCQq
— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026




