Për ditën e sotme parashikohet përkeqësimi i kushteve atmosferike falë depërtimit mbi vendin tonë të masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

 

Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herë-pashershme me diell. Duke nisur nga orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e Alpeve dhe lartësitë mbi 500 metër në relievet malore në verilindje reshje dëbore.

 

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi 1-5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore fiton shpjetësi deri ne 8-10m/sek. Valëzimi në dete i forcë 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 7°C
në zona e ulëta 3 deri 14°C
në zona bregdetare 6 deri 13° C

 

Rajoni i Ballknait do të përfshihet nga ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme. Moti në një pjesë të madhe të Rajonit parashikohet me vranësira dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat në pjesën jugore dhe atë perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar dhe në relievet e larta malore reshje dëbore.

 

Sa i përket Kontinentit Europian një qendër e thellë e presionit të ulët do të bëj që zona veriore dhe kryesisht ajo perëndimore të ndikohen nga moti i paqëndrueshëm. Në këto zona moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive si dhe reshje dëbore. Pjesa tjetër e kontinentit parashikohet me mot me alternime vranësirash dhe kthjellimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *