Subscribe

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka kundërshtuar vendimin për përjashtimin apo pezullimin e tyre nga grupi parlamentar i PD.

 

Ai i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe deputetëve që t’i refuzojnë ndryshimet e propozuara nga PD që u lexuan nga Nikolla, duke i cilësuar shkelje të Kushtetutës dhe duke theksuar se vendoset një precedent i rrezikshëm.

 

“Dua t’ju tërheq vëmendjen, nëse zbatoni vendimin e gr.parlamentar jeni në kundërshtim me ligjin. Ne jemi deputetë, mandati është i pakushtëzuar nga askush. Rregulloja përcakton se deputetët formojnë grupin parlamentar. Grupet formohen në bazën e rezultatit në zgjedhje. As ju dhe as ky Kuvend nuk e ndryshon dot. Deputeti mund të largohet vetë nga grupi. Njoftimi që bëtë është i paligjshëm. Kjo nuk është çështje parlamenti. Ne kemi zgjedhur që të kandidojmë dhe jemi deputetë të PD. Përndryshe në Kuvend vendoset precident i rrezikshëm”, tha Oerd Bylykbashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *