Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
10 December 2025
Vizion fokus

Ibraj: Salianji do të mbledhë më shumë njerëz se...

Karaj: PD është “SHPK” e Sali Berishës, në 14...

Kreu i ri i SPAK, debat mes avokatëve/ Ibraj:...

“Veliaj nuk del nga burgu”, avokati: Ja çështja tjetër...

Shpërthim me tritol në Shkodër

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546...

Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra...

Përfundon Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve/ Mimoza Kaçi: Hapësirë e çmuar dialogu për rreziqet në tregjet e sigurimeve

14 Nëntor 18:57

Përfundoi sot me sukses Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), e organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me IAIS.

Aktiviteti, ndër më të rëndësishmit në shkallë globale për sektorin e sigurimeve, mblodhi mbi 500 përfaqësues nga më shumë se 130 juridiksione, përfshirë autoritete mbikëqyrëse, organizata financiare ndërkombëtare dhe kompani sigurimi nga mbarë bota.

Në ditën e dytë, në fjalën e saj përshëndetëse Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e Autoritetit, znj. Mimoza Kaçi, theksoi se organizimi i këtij forumi global në Tiranë përfaqëson një dëshmi të transformimit institucional të AMF-së, forcimit të mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me IAIS përgjatë dekadës së fundit. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e Konferencës si një hapësirë e çmuar dialogu mbi rreziqet, qëndrueshmërinë dhe konsolidimin e mbikëqyrjes në tregjet e sigurimeve.

Konferenca u përshëndet nga Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, i cili vlerësoi ndikimin e sektorit të sigurimeve në zhvillimin ekonomik, rritjen e qëndrueshmërisë dhe ruajtjen e stabilitetit financiar. Sekretari i Përgjithshëm i IAIS, z. Jonathan Dixon, theksoi se kjo është hera e parë që ky aktivitet i rëndësishëm zhvillohet në rajonin e Ballkanit, duke falënderuar Shqipërinë dhe Autoritetin për organizimin dhe mikpritjen.

Gjatë sesioneve tematike, panelet u fokusuan në rolin e sigurimeve në rritjen e qëndrueshmërisë sociale, menaxhimin e rreziqeve natyrore, zgjerimin e aksesit në produkte sigurimi dhe rëndësinë e bashkëpunimit global në një mjedis sfidues dhe në evolucion të vazhdueshëm.

Ky aktivitet shënoi një moment domethënës për zhvillimin institucional të Autoritetit dhe forcimin e partneriteteve me organizatat ndërkombëtare në fushën e sigurimeve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi
Tagged:
IAIS Mimoza Kaçi Përfundim Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Skandali i “Bankers”/ Sefa: Dëmi shkon deri në 546 milionë euro në 11 vite

më shumë...

Pse nafta shitet kaq shtrenjtë në Shqipëri? Eksperti flet në QUO VADIS

më shumë...

Avokati: Bankers është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë, ja çfarë pritet në mars

më shumë...

Denoncimi i avokatit: Fondacioni i Liri Berishës mori qindra mijëra euro nga Bankers

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Nipi i Nehat Kullës hidhet nga ura 160 metër e lartë në Klos...
  • Nipi i tij u hodh sot nga ura në Rrugën e Arbrit! Kush ishte...
  • Rrëzohet avioni ushtarak, humb jetën i gjithë ekuipazhi
  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Rritet mosha e daljes në pension për gratë, refoma e re kërk...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.