Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e re hyn...

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë...

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit: Fundi i...

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Përdorimi i fjalëve të huaja në media, Edmond Tupja në “7pa5”: Zgjidhja është arsimi, Akademia e Shkencave të zgjohet

22 Janar 09:57

Gjuha shqipe nuk i ka shpëtuar ndikimit të globalizmit dhe shumë terma të huaj janë bërë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm e madje përdoren më zakonshëm se fjalët e gjuhës amtare.

Një problem i tillë është i pranishëm edhe në televizione, ku shpeshherë fjalët e huaja përdoren në vend të atyre shqiptare.

Për të folur në lidhje me këtë temë, në emisionin “7pa5” në Vizion Plus me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, ishte i ftuar shkrimtari Edmond Tupja.

Ai tha se përdorimi i termave të huaj ka ardhur pasi Shqipëria u hap ndaj botës dhe me hyrjen dhe sepse në internet, lexohet shumë në gjuhë të huaja.

“Mund të themi që një ditë ne shqiptarë për t’u siguruar që jemi shqiptar do i themi njëri tjetri “Do you parlate shqip?”– tha Tupja me humor.

“Ndodh kjo që ngaqë lexojmë në internet shumë o italisht, o anglisht. Kanë hyrë shumë fjalë, është e pashmangshme. Sepse u hapëm ndaj botës globale, u hapëm, sepse ishim të ngujuar në kullën e socializmit fitimitar dhe mbrohej pasuria gjuhësore. Por merreshin dhe fjalë se do hynte diçka e re, një objekt i ri, prirja ishte të merrnin dhe emrin. Në një profesion ka terma që hyjnë se hyn një objekt i ri. Edhe në filozofi, do hyjë një “izëm”, tha Tupja më tej.

Ai kritikoi edhe televizionet shqiptare për termat e përdorur dhe u ndal te goditja që i është bërë strukturës së gjuhës shqipe me emërtimet e televizioneve, apo aktiviteteve të ndryshme

“Në ekranët, disa ekrane televizive, jepen lajme dhe në një moment të cajtuar do të thuhet lajmi i ditës, ose lajm i freskët dhe thuhet breaking neës. Lajm i freskët, lajm i fundit. Po marr emrat e televizioneve, jo televizioni Drita, “Drita Television”, strukturë angleze.

Piktorët ishin të parët që bënë goditjen ndaj strukturës së gjuhës shqipe. Thonin kam hapur një “art gallery”.

Foto Drita u bë “Drita Photo”, u përmbysën strukturat. Kjo u bë për shkak se hyri anglishtja, sikur jemi një vend anglishtfolës”, tha Tupja.

Ai theksoi gjithashtu se emrat e huaj në gjuhën shqipe duhen lakuar. Sipas tij, lakimi është një pasuri dhe dëshmi lashtësie, e ndër të tjera lehtëson edhe punën e përkthyesve.

“Duhen lakuar partjetër. Është dhuna më e madhe që i bëhet një strukturës së gjuhës. Nuk i kanë gjuhët e tjera. Është pasuri, është dëshmi lashtësie. Kjo të jep mundësi që kur përkthen poezi ta gjesh rimën shumë shpejt”, tha ai.

I pyetur nëse gjobat janë mënyra e duhur për ta zgjidhur këtë problem, Tupja tha se mënyra për ta rregulluar është nëpërmjet arsimimit.

“Nuk bëhet me ligj dhe me gjoba. Këtu kryeministri pati një ide që të vendoste gjoba. Kjo nuk bëhet me gjoba. Kjo bëhet me arsim. Duhet bërë një përpjekje që në shkollë, në familje, familjen po e lëmë se kanë hallet e tyre. Dhe kur marrin në punë, në media, në gjithë zyrat, të shikojnë si flet ky njeri dhe si shkruan. Ndryshe shqipja do të bastardohet”, tha Tupja.

Shkrimtari vuri gjithashtu në dukje se shqiptarët e Kosovës janë më të vëmendshëm se ne sa i përket të flourës së gjuhës shqipe, edhe pse nuk mungojnë fjalët e huaja edhe atje.

“Dhe ata janë në trysninë e fjalëve të huaja, por ata janë më të vëmendshëm se ne, sidomos shqiptarët e Maqedonisë. Kam pasur kolegë kosovarë që e flisnin shumë mirë shqipen. Kanë hyrë edhe atje fjalë”, u shpreh ai.

Tupja kritikoi gjithashtu Akademinë e Shkencave, për të cilën tha se po bën “gjumin e madh” dhe i kërkoi të zgjohet e të marrë masa për mbrojtjen e gjuhës shqipe. /vizionplus.tv

 

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Sociale
Tagged:
7pa5 Akademia e Shkencave Edmond Tupja gjuha shqipe

Nga e njëjta kategori

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçari, 4 të tjerë në spital

më shumë...

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri del jashtë kontrollit, flakët alarmojnë fshatin Pezhvë

më shumë...

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin Çërrilë

më shumë...

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:34

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën...

11:02

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset...

10:57

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon...

10:47

Irani rrit çmimin e benzinës, masa e...

10:14

Pas betejës me flakët, shuhet zjarri në...

10:11

Gjermani/ AfD fiton shumicën në zgjedhjet në...

9:39

Pamje apokaliptike nga mali i Tërbunit! Zjarri...

9:19

Netanyahu paralajmëron goditje të rëndë ndaj Teheranit:...

8:46

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë!...

8:00

Mallakastër/ Vihet nën kontroll zjarri në fshatin...

7:49

Spektakël në Londër! Arsenali mposht Chelsea-n

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Pas monedhës 1 dollar, fytyra e Trump stampohet edhe në pasa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.