E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përcaktohet rënditja e partive në 6 mars/ Subjektet kanë numër të ndryshëm në secilën Bashki

Përmes një shorti publik, komisioni qendror i zgjedhjeve përcaktoi renditjen e tre partitë politike dhe të një koalicioni në fletën e votimit për vendoret e pjesshme të marsit.

 

Reklamë

Ndryshe nga zgjedhjet e përgjithshme, praktika e kërkon që në ato lokale garuesit të mbajnë numra të ndryshëm për secilën bashki ku zhvillohen zgjedhje.

 

Reklamë

Pra, nëse partia socialiste është numri një në fletën e votimit për  bashkinë Shkodër, kjo nuk do të thotë se është i njëjtë edhe në një tjetër bashki, për shembull ne Durrës ku njëshi është koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

 

Në fletën e votimit në krah te emrit te kandidatit për kryebashkiak  është i vendosur emri i partisë apo koalicionit garues bashke me logon.

 

Përveç bashkisë së Dibrës, ku kandidatët për kryebashkiakë janë katër,  në pesë të tjerat, në vendoret e 6 marsit garojnë partia socialiste, ajo demokratike dhe koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë