Kosova
Për herë të 6-të, Kuvendi i Kosovës mblidhet për zgjedhjen e kryetarit

Sot do të zhvillohet vazhdimi i seancës konstituive dhe në rend dite është zgjedhja e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve të Kosovës.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ka caktuar për sot vazhdimin e seancës pasi të mërkurën për të tretën herë Lëvizja Vetëvendosje nuk i pati votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare.
Reklamë
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk kanë emër tjetër për kreun e Kuvendit, partitë opozitare kanë theksuar se Haxhiu nuk është person unifikues dhe si e tillë nuk do të votojnë për kryeparlamentare.
Ky është vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




