Subscribe

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali ne kuader te nje vizite zyrtare dyditore.

 

Pas takimit të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale, Shqipëri-Itali,  ai doli ne nje konferencë te përbashkët për shtyp me Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani

 

Kreu i qeverise shqiptare u ndal ne disa ceshtje te perbashketa, mes te cilave edhe njohja e kontributeve shoqerore ( sigurimeve) me Italine, ceshtje e cila prek mijera e mijera shqiptare qe jetojne dhe punojne ne vendin fqinje.

 

Ai shtoi se ceshtja e pensioneve me Italine po shkon drejt mbylljes dhe brenda nje kohe te shkurter rezultatet e bashkepunimit mes dy vendeve ne kete fushe do te jene konkrete.

 

Rama falenderoi Italine per mbeshtetjen e gjitheanshme ne disa fusha dhe e konsideroi kete vend, si aleatin kryesor ne procesin e integrimit europian.

 

Kryeministri tha se Italia eshte gjithashtu nje vend me kapital te rendesishem investimesh ne vendin tone dhe permendi mes te tjerash edhe ndihmen qe Italia po jep per ndertimin e linjes hekurudhore Tirane-Durres.

 

Rama shtoi gjithashtu se BE duhet patjeter te jete ne krah te Italise per ceshtjen e emigranteve pasi ky nuk eshte nje problem vetem per Italine, por per te gjithe unionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *