E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Penguan ndërtimin e ujësjellësit, Policia e Bulqizës shoqëron 17 banorë

Banorët e fshatit Zerqan në Bulqizë vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi pasi sipas tyre ata nuk janë pyetur.

 

Reklamë

Banorët nuk kane lejuar vijimin e punimeve me pretendimin se nuk është bërë transparencë nga ana e bashkisë Bulqizë.

 

Reklamë

Ata  e kanë  kundërshtuar me forcë këtë projekt i cili ka të bëjë me shfrytëzimin e burimit të ujit që ndodhet në “Zabelin e Madh” në fshatin Zerqan. Pengimi i punimeve nga ana e banorëve ka bërë që policia e Bulqizës të shoqërojë 17 banorë të fshatit Zerqan në komisariat.

 

Dhjetra banorë të tjerë u mblodhën para komisariatit të Bulqizës duke kërkuar lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.

 

Ata kërkojnë që për ujësjellësin të gjendet një burim tjetër alternative dhe jo ai që është planifikuar pasi fshati më pas do të thahej.

 

Banorët kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe pengimin e punës, derisa të gjendet një zgjidhje tjetër e problemit në fjalë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë