Subscribe

Policia e Kosovës deklaron se tre zyrtarët kufitarë janë marrë peng nga serbët, brenda territorit të shtetit të Kosovës, në një pikë statike për të cilën kanë shërbyer prej shumë vitesh.

 

 

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, zëdhënësi Baki Kelani bën me dije se lidhur me këtë rast është njoftur dhe faktori ndërkombëtar, si dhe kërkon lirimin e tre të zyrtarëve të Policisë Kufitare.

 

“Sot në mesditë, në thellësi të territorit të Republikës së Kosovës, në zonën kufitare nëv eri të vendit, dyshohet se njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar, kanë kidnapuar tre zyrtarë kufitarë patrullues. Dua ta theksoj se ka ndodhur një kidnapim klasik nga forcat serbe. Policia e Kosovës dëshiron të theksojë se njësia policore patrulluese e kufirit, ka qenë me detyrë zyrtare, në pikë statike, në vendin e quajtar Bare, pra thellë në territorin e Republikës së Kosovës.

 

Fillimisht, njësiti policor në përbërje prej tre zyrtarëve kufitarë kanë parë që në afërsi në atë lokacion kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, e që dyshohet të kenë qenë forcat e njësiteve të armatosura të Serbisë. Menjëherë njësitë policore me njësitë tjera kanë shkuar me asistencë në atë lokacion ku me të arritur atje kanë vërejtur vetëm automjetin zyrtar dhe jo tre zyrtarët policorë kufitarë”, theksoi ai.

 

Nga ana tjetër, sipas policisë tre policët ndodheshin në pikën kufitare në një ditë të zakontë pune, ndërsa sapo kanë pikasur personat e armatosur kanë njoftuar kolegët për forca shtesë. Kur këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje kanë gjetur vetëm automjetin me të cilin patrullonin tre zyrtarët, por jo këta të fundit.

 

 

Ndërkohë, pala serbe pretendon se tre policët janë arrestuar në territorin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *