Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras në një intervistë për gazetën britanike The Guardian ka pohuar se ka bërë gabime shumë të mëdha. Sipas tij, “Plani B” i ish-Ministrit të Financave Janis Varufakis nuk kishte asnjë vlerë.

 

“Kur erdha në këtë zyre nuk kisha eksperiencën e duhur dhe as idenë se sa të mëdhaja do të ishin vështirësitë e përditshme, mendoj se tani kam një panoramë të ndryshme nga ajo që kisha fillimisht”. “Kam bërë gabime, gabime të mëdha në vendosjen e njerëzve në pozicione kyçe” duke lënë të qartë të nënkuptohet për ish-Ministrin e Financave Janis Varufakis.

 

Ky i fundit ka provokuar një tërmet politik pas publikimeve në librin e tij “Adults in a room”. Në këtë libër ai ka zbardhur bisedat e tij me Tsipras gjatë kohës që kryente detyren e Ministrit të Financave të Greqisë.

 

Tsipras: Çfarë? Kemi 16 miliardë euro në Bankën e Greqisë dhe nuk mbushim ATM-të?

Varufakis: Aleksi, kjo është vjedhje.

Tsipras: Kur fëmija im është i uritur, kam të drejtë të vjedh një kuti me qumësht.

Varufakis: Nëse duam të mbetemi në eurozonë nuk mund të konfiskojmë paratë e Bankës Qendrore Europiane.

 


Në librin e tij Janis Varufakis thotë gjithashtu, se i thoshte Aleksit “nëse do të bëhesh kryeministër, duhet të mësosh anglisht”.

 

Varufakis shkruan mbi rrëfimet që i ka bërë vetë Tsiprasi: “E dreqosëm”.

 

Pas referendumit të popullit grek që voto me 62% opsionin “JO” ndaj masave shtrënguese të Europës, sipas Varufakis, kryeministri Tsipras ka thënë “Me 62% mua nuk më prekin dot. Ty mund të të shkatërrojnë”.

Në intervistën për gazetën The Guardian, Aleksis Tsipras shprehet se “Jani përpiqet të shkruajë histori në një mënyrë ndryshe…ndoshta do të vijë momenti që do të themi disa të vërteta”. .. kur arritëm në pikën e asaj që ai e prezantoi si planin e tij B ishte i paqartë, ishte plan thjesht i dobët dhe joefektiv. ”

 

Gazeta The Guardian i bën  bilancin krizës greke ku shkruan se me një ngarkesë borxhi afër 340 miliardë euro, ose 180% të PBB-së, rimëkëmbja ekonomike është ende një ëndërr e largët. Vlera neto e familjeve greke u zvogëlua me 40%, kur shpërtheu kriza  në mes të viteve 2009- 2014. Për shumë njerëz, laku u shtëngua, me autoritetet që bastisin llogaritë bankare të mbajtësve të borxhit privat dhe rritin konfiskimet e pronave. Më shumë se 1 milion grekë, ose e thënë ndryshe 21.7% e punëtorëve, janë të papunë, nga 27.9% në vitin 2013. Ndër synimet e Tsipras është një rënie prej 10 përqind në papunësinë, por kjo është “në pesë vitet e ardhshme”.

 

Megjithatë, sipas The Guardian, është bërë përparim. Bisedimet me kreditorët e eurozonës, në dukje të pafundme dhe të përplasur me probleme, përfundimisht mbarojnë pas lëvrimit të 8.5 miliardë eurove në fondet e emergjencës brenda muajit ndërkohë qe kontrollet e kapitalit, janë lehtësuar.

 

Cipras ka nënvijëzuar se “Përparimi i madh do të vijë në gusht të viti 2018, kur, pas tetë vjetësh, do të dalim nga programi dhe mbikëqyrja ndërkombëtare. Në klimën negative që mbizotëron sot, është diçka që mesatarja greke ende nuk e beson”.

 

I pyetur për skenare të mundshme për daljen e Greqisë nga familja europiane, Aleksis Tsipras sqaron “Të lëmë Evropën për të shkuar ku… në një galaksi tjetër?” Greqia është pjesë integrale e Evropës, si do të dukej Evropa pa të? Do të humbte një pjesë të historisë dhe të trashëgimisë së saj” Përparësia jonë kryesore është të rifitojmë ekonominë.

 

Më e keqja është lënë prapa. Askush nuk e besonte se do të ndodhte, por ndodhi.

 

Në mbyllje Tsipras tha se “Nëse del në rrugë dhe pyet për Qeverinë, shumë mund të thonë se jemi genjeshtare, por asnjë nuk do të thotë se jemi të korruptuar apo të pandershëm  ose se kemi vënë dorë në qypin me mjaltë”.

 

Gazetare: Gerta Banushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *