Gjatë bashkëbisedimit me studentë të gazetarisë, ambasadori amerikanë Donald Lu foli edhe për ligjin e Vetting-ut, të cilin Partia Demokratike e ankimoi në Gjykatën Kushtetuese. I pyetur nga studentët se çfarë do të ndodhë nëse ky ligj do të rrëzohet nga kjo gjykatë, ambasadori amerikan tha se: Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik shtoi Lu. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi”, u shpreh Lu.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *