Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, ka reaguar sërish Partia Demokratike.

Sipas demokratëve, kreu i qeverisë po përpiqet të sulmojë takimet elektoralë të PD-së, duke përdorur pretendime të rreme.

“Rama e di qё do tё humbasё, ndaj po pёrpiqet tё sulmojë takimet tona elektorale duke pёrdorur pretendime tё rreme. Rama e di qё askush nuk mund t’i ndalojё qytetarёt shqiptarё qё duan ndryshim dhe kjo e shqetëson atё. Ajo qё ai di tё bёjё ёshtё tё fajёsojё çdokёnd pёr dёshtimet e tij. Partia jonё funksionon si çdo parti nё Shqipёri – nё zbatim tё ligjit dhe nё mёnyrё demokratike. Rama pёrpiqet ta ndalojё kёtё duke keqinformuar dhe duke pёrdorur kёrcёnime dhe presion ndaj PD. Por kjo nuk do ta ndihmojё atё. Nё 25 Prill, Shqipёria do tё fitojё dhe Rama do tё humbasë.”

Më herët, Rama vuri në dukje shkeljet e masave kundër COVID në grumbullimet e PD në takimet elektorale që po zhvillon në qytete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *