Vendimi i KAS për të mos marrë në konsiderate informacione nga entet publike për zgjedhjet në Vlorë, ka sjell reagimin e selisë blu.

 

Ivi Kaso në një dalje për mediat tha se po mbulohen provat që faktojnë shkeljen e ligjit gjatë zgjedhjeve në favor të PS.

 

Provat e kërkuara nga ana jonë janë prova thelbësore për të provuar masakrën zgjedhore të 25 prillit sepse faktojnë dhe dëshmojnë çdo aspekt të sjelljes së institucioneve në këtë proces zgjedhor. Sjellje e cila sipas të gjitha evidencave  që disponojmë ka qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje flagrante dhe të vetë vendimmarrjeve të vetë KQZ-së.Ky refuzim që iu bë sot kërkesës tonë për marrjen e provave nga ana e KAS është më e domosdoshëm dhe më e nevojshme se kurrë, për të zbuluar dimensionin e plotë të asaj qe ne me plot gojën e kemi quajtur masakër zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit. Pasi për shkak të provave të tjera që po merren në këtë proces apo të kërkuara nga opozita, apo të marra me iniciativë të dy anëtarëve të KAS, ditë pas dite po dëshmohen parregullsi dhe shkelje të ligjit që e kanë karakterizuar këtë proces.Prandaj kërkesa dhe nevoja për administrimin e të gjitha provave dhe veçanërisht të sjelljes së institucioneve në zgjedhjet e datës 25 prill, sot është ulëritëse dhe heshtja e KAS-it për marrjen e tyre. Refuzimi i vendosur i  KAS-it është një shkelje e çdo standardi zgjedhor e cila shkon në drejtim të kundërt me atë që është interesi i qytetarëve shqiptarë sot.Interesi i qytetarëve shqiptarë sot është një dhe i qartë, që të kenë transparencë të plotë për atë që ka ndodhur në procesin zgjedhor të datës 25 prill.

 

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD, çdo veprim i KAS për të hedhur poshtë kërkesat tona të përsëritura për marrjen e këtyre provave thelbësore dhe të domosdoshme, shkon në drejtim të kundërt me transparencën dhe interesin e qytetarëve shqiptarë për të mësuar se vërtetë çfarë ka ndodhur në procesin zgjedhor,.

 

 

Aq më tepër sot u vendos një standard i dyfishtë, kur vetë anëtarët e KAS artikuluan nevojën për të kryer hetim të plotë dhe të gjithanshëm të pretendimit të PS lidhur me zgjedhësit të cilët dyshohen që kanë votuar më shumë se një herë dhe po nga ana e tyre me një vendimmarrje konsekuente, për të tretën herë refuzuese nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të marrë prova të domosdoshme, të cilat gjenden sot në disponibilitetet të institucioneve shtetërore.Ne do të vazhdojmë në  rrugën tonë. Ne do të vazhdojmë me kërkesat tona për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet në zonat e tjera zgjedhore të cilat i kemi çuar përpara KQZ-së. Nuk do të rreshtim së bëri publike fakte apo prova të cilat i kemi çuar përpara KQZ-së, nuk do të reshtim së bëri publike faktet dhe provat por edhe ato fillime provash, ose indicie që ne i disponojmë nëpërmjet strukturave tona, por nga ana tjetër do të donim që institucioni që gjykon krimet zgjedhore, të ngrihej në lartësinë e detyrimeve të veta ligjore dhe të administronte çdo provë të cilën ne si opozitë e kemi sot të pamundur ta sigurojmë, ose që na është refuzuar të na vihen në dispozicion, nga institucionet, që qëllim të vetëm sot kanë fshehjen e sjelljes së tyre në kundërshtim flagrant me ligjin që kanë bërë për të përgatitur [procesin zgjedhor të datës 2 prill.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *