Subscribe

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bën thirrje ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që të bëhet gati për të gjetur një avokat të mirë, në vend që të mashtrojë qytetarët.

 

Sipas tij, ajo është e pambrojtshme edhe nëse vetë kryeministri Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e SPAK, ndërsa theksoi se ministrja duhet të japë llogari para drejtësisë sepse ka shkelur Kushtetutën.

 

“Në vend që të mashtrojë qytetarët, Etilda Gjonaj bën mirë të gjejë një avokat. Sikur Edi Rama vetë të drejtojë personalisht mbledhjet e SPAK-ut, ajo është e pambrojtshme. Ministrja e Drejtësisë ka shkelur Kushtetutën, ka shpërdoruar detyrën dhe ka marrë pjesë në një akt mafioz për asgjesimin e Gjykatës Kushtetuese. Provat e paraqitura nga Presidenti për grabitjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga ana e qeverisë, edhe përmes veprimeve të paligjshme të Ministres së Drejtësisë, janë të qarta dhe të pakundërshtueshme. Etilda Gjonaj duhet të japë llogari para drejtësisë! Është një test i rëndësishëm për SPAK-un, i cili do të tregojë, nëse reforma në drejtësi ka dështuar me gjithçka apo jo.”

 

Presidenti Ilir Meta dorëzoi të hënën në SPAK kallëzimin penal kundër Etilda Gjonajt dhe dy zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tij, ata kanë marrë pjesë në organizimin e “grushtit të shtetit” përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *