Subscribe

Partia Demokratike është përqendruar në akuzat për blerje votash dhe kërkon hetime për këtë. Drejtuesi Politik i PD në Korçë, Edmond Spaho akuzoi ministrin Niko Peleshi se po bëhet pengesë për procesin hetimor në Korçë.

 

Sipas tij, ka më shumë se një muaj që është dorëzuar një kallëzim në prokurori për blerjen e votës, përmes lejes së legalizimit. Por, Spaho tha se Peleshi kërcënon organin e akuzës që të mos marrë në pyetje zyrtarët e Kadastrës.

 

“⛔Niko Peleshi, pengesë për hetimin e blerjes së votës përmes legalizimeve në Korçë. Para më shumë se 1 muaji denoncova në media dhe kallëzova në Prokurori drejtuesit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë për përdorimin e legalizimeve dhe lëshimin e certifikatave të pronësisë në këmbim të votave për PS. Prokuroria nisi hetimin me vonesë dhe vetëm sot ka thirrur për të dëshmuar një nga zyrtarët e Kadastrës, Ndriçim Hoxha. Problemi nuk është vetëm vonesa e hetimit, por rreziku i shndërrimit në farsë, për shkak të ndërhyrjes në hetim të Niko Peleshit. Niko Peleshi po i bën presion Prokurorisë dhe policisë gjyqësore duke mos lejuar që Ndriçim Hoxha të merret në pyetje. Ai veproi njësoj edhe me rastin e Pogories, ku zyrtarë të Bashkisë Maliq u kapën me presh në duar në veprime të paligjshme ne lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit. Abuzuesit u liruan, ata që ishin në ruajtje të integritetit të zgjedhjeve u ndaluan për bllokim rruge.”

 

Në “Facebook”, Spaho i drejtoi një apel publik Peleshit:

 

“Ai duhet të heqë dorë nga presionet dhe ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë për të mbrojtur blerjen e votës me mekanizma të paligjshëm.”

 

Edmond Spaho paralajmëroi se kush është pjesë e skemës së shitblerjes së votës, do të përballet me drejtësinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *