Ashtu sic kishte paralajmeruar kryetari Basha, Partia Demokratike ka nisur të punojë për ndërtimin e një modeli të ri të përzgjedhjes së kandidateve në zgjedhje lokale dhe parlamentare sipas modelit konservator britanik.
PD bën të ditur se dy eksperte nga ky vend do tga ndihmojnë nga afër seline blu për këtë proces.

Seleksonimi i kandidatëve sipas demokrateve do të bëhet në tre faza kyce:

1. Ngritja e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

2. Përcaktimi i kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.

3. Procesi i seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Selia blu shton se ky model i shërben Partisë Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.

Më poshtë deklarata e plotë i PD:

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia. Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:

1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.

3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.

Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *