Deputeti i PD, Bardh Spahia deklaroi se 160 mjekë janë larguar këtë vit nga Shqipëria ndërsa 350 inferimerë kanë aplikuar për t’u larguar.

 

Në një postim në “Facebook”, Spahia duke u ndalur tek deklaratat e minsitres Manastirliu mbi punësimet në shëndetësi,  deklaroi se faktet flasin ndryshe dhe jo ashtu shiç thuhet.

 

Sipas Spahisë 78% e mjekëve duan të ikin nga vendi pasi mashtrimet për rritje pagasah nuk po funksionojnë më.

 

“160 mjeke jane larguar kete vit nga Shqiperia! 350 infermiere kane aplikuar per t’u larguar. Nderkohe qe ministrja Manasterliu deklaron qe per 10 mujorin e pare te 2018 jane punesuar 153 mjeke dhe 820 infermiere, faktet flasin ndryshe;  Mbi 160 mjeke kete vit kane zgjedhur te ikin nga Shqiperia . Ne 2017 kane aplikuar 617 infermiere kurse kete vit jane ne proces 350 infermiere per tu larguar. 78% e mjekeve duan te ikin nga vendi sipas sondazhit te publikuar se fundmi. Mashtrimet per rritje pagash nuk funksionojne me. Me kete ritem ministria nuk arrin dot te plotesoje as vendet e lena bosh nga mjeket dhe infermieret qe largohen nga skamja, krimi dhe deshperimi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *