Partia demokratike kërkon mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve qe sipas opozitës janë ekstremisht të varfra.

 

Në kërkesën e PD theksohet se përjashtimi është abuziv, i bërë në procedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

 

Partia demokratike beri te ditur se e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes, pasi qindra kryefamiljarë sipas saj kanë pohuar se nuk kanë para për bukë në kuptimin e parë të fjalës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *