PD: Grabitja e prokurorise e arratisja nga gjykata, pasoje e kapjes se shtetit nga krimi

Deputeti i PD, Alibeaj ne nje deklarate per mediat akuzoi qeverine Rama si te kapur nga krimi cka po i sjell pasojat sipas tij ne disa ngjarje te ndodhura kohet e fundit si arratisja e nje te denuari nga gjykata apo grabitja ne prokurorine e Durresit.
“Në prokurorinë e Durrësit është grabitur serveri i të dhënave të cështjeve penale. Pikërisht në Prokurorinë e Durrësit ku po pas denoncimeve të opozitës janë mbledhur të dhëna hetimorte për disa nga cështjet më të rënda të krimit dhe të korrupsionit të qeveritarëvePara 2 javësh kësaj Prokurorie ju grabiten dokumenta të rëndësishme te hetimeve penale. Kryeprokuroja e Durrësit Donika Prela jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por u gradua nga shoqja e saj Arta Marku, me urdhër të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës si kryeprokurore e Krimeve të Rënda, në shkelje flagrante të Ligjit për Organet e Drejtësië.”
Reklamë
“Dje, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë u arratis nga salla e gjyqit.Të gjitha këto janë pasoja të kapjes së shtetit nga krimi, shteti i shpartalluar që mbron kriminelët dhe godet njerëzit e thjeshtë.Vetëm në një vend ku qeveria është njësh më krimin mund të ndodh kjo.Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur në vend që të mbrojnë dëshmitarët dhe të sigurojnë provat, qëllimi i vetëm i Rama-Marku-Prela-Xhafës është si e si të mbrojë e të shpëtojë Fatmir e Agron Xhafën. Nuk ka si të ndodh ndryshe, kur qeveria dhe Kryeministri po bejne c’është e mundur të zhdukin provat e krimit më të rendë që ka kapur Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën.Nuk ka si të ndodhe të ndryshe kur kërconohet dhe tentohet të blihet deshmitari, prej bandave të lëshuara me mison nga qeveritarët dhe kërcënohet gazetari që denoncon krimin”




