Subscribe

Ndërtimi i një ferme me sipërfaqe 8500 metër katrorë në landfillin e Sharrës në Tiranë sipas opozitës është një tjetër aferë korruptive që lidhet me inceneratorët.

 

Deputeti Belind Këlliçi kërkoi nga prokuroria të hetojë mënyrën se si punëtori i kompanisë Elton Bualli, u shndërrua në pronar toke e më pas fitoi qindra mijëra euro nga fondet e Bashkimit Europian.

 

BELIND KELLIÇI

DEPUTET I PD

 

-Elton Bualli përfitoi 310 mijë euro nga fondet e programit IPARD vetëm pasi mori konsulencë nga kompania “Consulting Se Partners”, e cila është në pronësi 80% të Stela Gugalljas. 

 

-Stela Gugallja është ende në kërkim nga SPAK për abuzime me inceneratorin e Elbasanit, por ndërkohë ajo ofron konsulencë për fondet e AZHBR, dhe kryen të gjitha veprimet e aplikimit.

 

Atëherë për ç’ kërkim ndërkombëtar bëhet fjalë?

 

Çfarë arratie?

 

Ku po e kërkojnë Gugalljan dhe s’e kanë gjetur?

 

Elton Bualli e gjeti dhe mori konsulencë prej saj, dhe falë këshillave të Gugalljas, Bualli mori nga AZHBR 310 mijë euro për t’u bërë “fermer”. 

 

Por opozita ngriti dyshime të forta se 310 mijë eurot janë dhënë përmes ndihmës së vetë ministres së bujqësisë, Frida Krifca.

 

-Le të përgjigjet ministrja Krifca, a është takuar me Stela Gugalljan gjatë fazës së aplikimeve për fonde, ose në një moment tjetër?

 

A e di ministrja Krifca që Gugallja është në kërkim?

 

Si e shpjegon ministrja Krifca që fondet e AZHBR shkojnë për individë të lidhur me aferën e inceneratorëve dhe jo fermerëve të vërtetë?

 

-Si shpjegohet që Stela Gugallja e inceneratorëve ka dijeni të plotë për aplikimet për fonde në AZHBR? Në atë masë sa që aplikimi i plotësuar prej saj i jep Elton Buallit 310 mijë euro.  

 

Këto faktet, sipas opozitës,  tregojnë se çdo njësi e strukturë e shtetit shqiptar punon për llogari të kompanisë së inceneratorëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *