Konfiskohen katër apartamente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre shtetasve nga Fieri.

Sipas informacionit të shpërndare nga policia e shtetit janë sekuestruar:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Çerciz Agalliu , 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Klodian Lamaj, 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Mariglen Hamataj, 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *