Në një kohë kur sezoni po shkon në pikun e tij, Ushtria është aktivizuar për pastrimin e akseve kryesore dhe zonave turistike në Lezhë. Largimi i mbetjeve po behet nga aksi Kune Vain deri tek Rana e Hedhun.

 

Teksa inspektoi punën e efektiveve në Kune të Lezhës, Zv. Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi tha se pastrimi i zonave turistikë është një shërbim i madh që i bëhet komunitetit dhe vendit.

 

Koçi i bëri thirrje turisteve dhe pushtetit vendore që të jenë më të ndjeshëm sa i takon pastrimit. Ai tha se në Shëngjin janë gjetur mbeturina që mund të jenë një rrezik serioz për fëmijët por edhe për të gjithë pushuesit.

 

Pastrimi i zonave problematike të Shëngjinit do të vijoje deri në largimin e të gjitha mbetjeve, por kërkohet rritje e ndërgjegjshmit tek qytetaret dhe pushuesit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *