Subscribe

Muhamet Rrumbullaku zyrtarisht nga kjo e enjte mori në duar drejtimin e policisë së shtetit. Dorëzimi i detyrës u bë përmes një ceremonie në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme ku i pranishëm ishte dhe ministri Bledi Çuçi.

 

Sipas ministrit Çuçi, emërimi i Rrumbullakut erdhi në një moment reformash për policinë e shtetit.

 

 Drejtori i ri vjen në një moment shumë të rëndësishëm të reformimit të Policisë së Shtetit. Një proces transformimi që ka marrë kohën e vet. Nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara këtë detyre. Veç kritereve ligjore, është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional. Është nga të pakët që ka qenë në pjesën më të madhe në profesione me përgjegjësi dhe e ka pasur të qëndrueshme.

 

Një mesazh në distancë Çuçi e kishte edhe për Gledis Nanon

 

Pas marrjes në dorëzim të flamurit dhe simboleve të policisë, kreu i ri i këtij institucioni kreu betimin.

 

Në fjalën e tij Rrumbullaku shpalosi prioritetet për drejtimin e uniformave blu, ndërsa premtoi largimin e atyre efektivëve që janë të përfshirë me botën e krimit.

 

Reformë e fortë ligjore, funksionale e strukturore në të gjithë nivelin e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve potenciale njerëzore, tendencave drejt kriminaliteti, riorganizime për të rritur evidencën investigative dhe për të goditur kriminalitetin. Analizë e mos arritjes së detyrës, abuzimin me detyrën, rivlerësim i kontributit dhe aftësive profesionale, ngritjen e strukturave të posaçme për krimin kibernetik. Lufta e krimit ekonomik dhe pastrimit të parave do të zërë një rëndësi të veçantë.

 

Rrumbullaku pason në detyrë Gledis Nanon, i cili u shkarkua, pasi nuk plotësoi objektivat e kërkuara kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *