Karabinierët dhe policia financiare, e koordinuar nga Prokuroria e Reggio Emilia, arrestuan 12 persona si pjesë e një megaoperacioni në të gjithë Italinë, kundër krimeve taitmore, faturimeve të rreme dhe pastramit ndërkombëtar të parave.

Pesë persona u lanë në burg, ndërsa për 7 prej tyre u caktua masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

Sipas medieve italiane, janë mbi 100 persona nën hetim dhe 81 kompani të përfshira në  Emilia, Kalabria, Campania, Toscana, Lazio, Lombardia, Marche dhe Veneto.

Janë urdhëruar sekuestro për 10.5 milionë euro, nga një qarkullim total i paligjshëm që i kalon 30 milionë.

Mbi 350 karabinierë kryen mbi njëqind kontrolle, për një total prej 251 kompanish duke përdorur fatura false. Operacioni u kodua “Fusha e minuar”. /.vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *