Bashkia e Tiranës do të dëmshpërblejë të gjithë personat e prekur nga tërmeti i 21 shtatorit.

 

Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me emrat e 302 familjeve, banesat e të cilëve kanë pësuar dëme si pasojë e tërmetit të 21 shtatorit 2019 dhe përmbytjes së datës 23 shtator 2019.

 

Me qëllim për t’i hapur rrugë procesit të vlerësimit, stafi i njësive administrative në bashkëpunim me qytetarët ka plotësuar dosjet për secilin prej tyre me dokumentacionin e plotë tekniko-ligjor dhe i ka përcjellë pranë Drejtorisë së Emergjencave Civile.

 

Pas verifikimit, Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *