E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Pasi i dhuroi limuzinën luksoze, Putin shëtiti Kim Jon Un-in me makinë, çfarë dhurata luksoze mori presidenti rus (VIDEO)

Me një udhëtim në limuzinën e prodhuar nga Rusia, të cilën Vladimir Putin ia dhuroi Kim Jong-un, liderët e Rusisë dhe Koresë së Veriut vulosën marrëdhëniet e tyre të ngrohta, siç pasqyrohet në marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes që ata nënshkruan.

Fillimisht është Putin ai që drejton automjetin nëpër rrugët e Phenianit.

Reklamë

Limuzina e dhuruar nga presidenti rus është bërë nga kompania Aurus.

Putin i ka dhënë gjithashtu Kim Jong Un një set çaji dhe një shpatë si shenjë falënderimi për mbështetjen “e palëkundur dhe të pakushtëzuar” të vendit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Reklamë

Megjithëse udhëtimi filloi me Putinin si shofer, Kim Jong-un më pas mori timonin për të testuar aftësitë e limuzinës.

Lidhur me dhuratat e ofruara kreut të shtetit rus, një bashkëpunëtor i tij tha, sipas agjencisë TASS, se Putin ka marrë vepra arti që e përfaqësojnë atë.

Sipas tij, këto janë “dhurata të bukura. Janë variacione përshkrimesh, të gjitha shumë artistike, mes të cilave edhe buste”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë