Subscribe

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ka përfunduar takimin me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një dalje të përbashkët për mediat, kryedemokrati deklaroi se kur PD të vijë në pushtet, do të heqë traun me Kosovën dhe tarifën në autostradën Ibrahim Rugova.

Po ashtu, ai premtoi se do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin institucional me Kosovën, duke shtuar se Kuvendi duhet të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë.

“Jam krenar që kemi bërë gjithçka për pavarësinë dhe njohjet e Kosovës. Kosova dhe populli i saj, pa mbështetjen e duhur nga Shqipëria. Kuvendi të votojë rezolutën për dënimin e krimeve serbe në Kosovë. Historia s’mund të shkruhet nga agresorët. Liria s’mund të nëpërkëmbet nga ata që nderojnë agresorin. Një nga vendimet e para të qeverisë time, heqja e traut në Rrugën e Kombit. Si kryeministër nesër dhe si nip i Kosovës, shumë shpejt do të keni në krahun tuaj fuqinë tonë të plotë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *