Pas Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, Albin Kurti shprehet se Serbia po mban peng veten e saj duke mos njohur Kosovën, ndërsa shtoi se duhet të distancohet nga regjimi i Millosheviçit.

 

Kryeministri i Kosovës ka dhënë gjithashtu një propozim të tij se si mund të integrohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

 

“Populli i Kosovës është shteti më pro-evropian dhe jemi të zotuar të zbatojmë reformat e shumëfishta. Probleme tona kombëtare vijnë pas mungesës së njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët, por nevojiten vlerat e Bashkimit Europian. Na nevojiten investimet në ekonomia, drejtësia, sundimi i ligjit, etj. Bashkimi Europian nuk është Europë pa u plotësuar me 6 vendet e ballkanit Perëndimor. Kosovës duhet t’i pranohet realiteti aktual dhe të pranohet nga të gjitha shtetet. Është koha e fundit që Serbia ta shpallë pavarësinë e Kosovës. E dhashë edhe një propozim si mund të ecim përpara dhe ky është modeli i marrëveshjes europiane, EFTA, që ne të hyjmë si rajon i përbashkët në BE sa i përket Ekonomisë dhe Tregtisë që në fund të kësaj të dekade të ishim të gatshëm të hynim në BE. Nuk ka më më minishengen, por procesi i Berlinit Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës nuk shkon të kenë dallime sa i përket politikës së jashtme. Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë dë të kenë shumë komunikim të dendur, jo vetëm në politikën e jashmte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *