Kryeministri Edi Rama ju përgjigj presidentit Ilir Meta pas akuzave që ky i fundit hodhi ndaj qeverisë për situatën në Kakavijë. Në “Twitter”, Rama ironizoi Metën dhe deklaroi se po shfrytëzon Presidencën për interesat e opozitës.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavijë, thjesht një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike.”

Ilir Meta këtë të hënë ja la të gjithë fajin qeverisë shqiptare për degradimin e situatës në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *