E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit, e hëna nis me diell, ç’ndodh me temperaturat

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe të territorit, kryesisht gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti do të jetë i qetë, me valëzim të forcës 1–2 ballë.

Temperaturat do të zbresin deri në 0°C në Peshkopi dhe Bajram Curri, ndërsa maksimalet në rang territori do të arrijnë deri në 17°C.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë