Paralajmërimi i Austrisë për emigrantët: Do vendosim ushtrinë në kufi me Italinë

Pas kërcënimit të Italisë me mbylljen e porteve për të mos lejuar zbarkimin e emigrantëve që vinin kryesisht nga Libia, ka reaguar Austria. Autoritetet e këtij vendi janë shprehur se do te vendosin forcat e ushtrisë ne kufi nëse nuk ulet numri i refugjateve qe vijnë nga lindja.
Deklarata është bere nga ministri austriak i mbrojtjes i cili ka folur për një situate te renduar si pasoje e fluksit ne rritje.
Sipas ministrit vendosja e 750 trupave ushtarake ne Brenero është një mase e domosdoshme.
Me herët Franca dhe Spanja janë shprehur gjithashtu kundër lejimit të zbarkimit të emigrantëve në portet e tyre.
Qeveria italiane kërkoi reagimin e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian pas mbërritjes së 12 mijë emigrantëve në vetëm pak ditë. Që nga viti 2014 numërohen mbi 500 mije emigrantë të cilët kanë hyrë në portet italiane.




