Subscribe

Kur ende Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka një vendimarrje se cila do të jetë mënyra e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, pa qenë e nevojshme që ata të kthehen në vendlindje për të shprehur vullnetin e tyre politik, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, tregohet i rezervuar nëse vota e emigrantëve do të mundësohet ose jo që në zgjedhjet e 25 Prillit. Në raportimin para nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin, Pandeli Majko, tha se tanimë kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejt e KQZ-së për të përmbushur ndryshimet e bëra në kodin e ri zgjedhor.

PANDELI MAJKO

MINISTER I SHTETIT PER DIASPOREN

E drejta e votës do të bëhet duke marrë pasaportën apo kartën e identitetit sipas rregullave që do të vendosë KQZ dhe me të aplikohet. Pranë KQZ-së sipas të gjitha eksperiencave do të krijohet një sistem i cili kërkon vendimarrjen e KQZ-së dhe atje do të aplikojnë shtetasit tanë që jetojnë jashtë vendit, dhe këta me kartën e identitetit dhe pasaportën që kanë në zotërim. Pas kësaj aty krijohet regjistri i votuesve për shtetasit tanë me banim jashtë vendit dhe fillojnë procedurat përkatëse sipas vendimarrjes së KQZ-ës.

Ministri për Shtetin dhe Diasporën sqaroi se regjistrimi i emigrantëve me adresat e sakta dhe e drejta e tyre për të votuar janë dy procese të ndara.

PANDELI MAJKO

MINISTER I SHTETIT PER DIASPOREN

Ngatërrohet regjistrimi i adresave të shtetasve jashtë vendit me listën e votuesve jashtë vendit. Dhe krijohet ndonjëherë ideja që po nuk u bë regjistrimi i adresave nuk mund të ketë të drejtë aplikimit të votës, nuk është e vërtetë. Po ta vini re në ligj një kryefamiljar mund të regjistrojë me kartën e tij të identitetit të gjithë familjen, kjo nuk mund të funksionojë për regjistrimin e shtetasve për të drejtën e votës sepse secili duhet të regjistrohet një nga një me kartën e tij të identitetit.

Pas ngritjes së grupit të punës për mundësitë e votimit, ende Komisioni Rregullator nuk ka një vendim për mënyrën se si do të votojnë emigrantët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *