Papa Françesku ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm sot në Myanmar, duke kërkuar “respekt për secilin grup etnik”, por pa iu referuar në mënyrë të veçantë komunitetit musliman Rohingya.

 

Grupet e të drejtave të njeriut kishin kërkuar nga Papa ta përdorte këtë term për të mbështetur komunitetin, megjithatë, Kisha Katolike në vend e ka këshilluar që ta shmangë për të mos shkaktuar pakënaqësi dhe incidente të mundshme tek katolikët.

 

Megjithëse nuk iu referua drejtpërdrejtë Rohingyave, fjalimi i Papës ishte një mbrojtje e fortë e të drejtave etnike.

 

“E ardhmja e Myanmarit duhet të jetë paqja e bazuar në respektin për dinjitetin dhe të drejtat e çdo anëtari të shoqërisë, respektin për secilin grup etnik dhe identitetin e tij, respektin për sundimin e ligjit dhe respektimin e rendit demokratik që i mundëson çdo individi dhe çdo grupi – askujt të përjashtuar – që të ofrojë kontributin e tij legjitim në të mirën e përbashkët “.

 

Mianmar është akuzuar për spastrim etnik pasi 620,000 muslimanë Rohingya ikën në Bangladesh që nga muaji gusht.

 

Qeveria e Myanmar kundërshton termin Rohingya, duke e etiketuar komunitetin me emrin “Bengalis”. Ajo thotë se ata migruan ilegalisht në Bangladesh kështu që nuk duhet të renditen si një nga grupet etnike të vendit.

 

Para fjalimit të tij, Papa Françesku zhvilloi bisedime me udhëheqësen de facto të Myanmarit, Aung San Suu Kyi.

 

Në fjalën e saj, Suu Kyi gjithashtu nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve Rohingya.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *