Një zjarr i përmasave shumë të mëdha ka përfshirë impiantin kimik në Rouen në Francë qe prej oreve te para te mengjesit te kesaj te enjte.

Sipas mediave lokale flakët gjigandë dhe tymi I madh del pothuajse nga të gjitha drejtimet ne kapanonet e impiantit kimik.

Herë pas herë dëgjohen shpërthime të fuqishme që kanë sjell panik të madh jo vetëm në zonën përreth, por edhe në të gjitha qytetin.

130 zjarrfikës janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit, pavarësisht se deri më tani nuk ia kanë dalë dot.

Menjehere është vendosur një perimeter sigurie ne distance 500 metrash përreth impiantit I ndërtuar që nga viti 1954 në këtë zonë.

Shpërthimi në këtë impiant konsiderohet me rrezik të lartë për shëndetin e banorëve, prandaj iu është bërë thirrje qytetareve që për disa ore të paktën të shmangin sa më shumë daljen në ambjent të hapur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *