Ish-ministri Edmond Panariti deklaroi se zgjidhja më e mirë momentalisht për vendin tonë është të dalë nga izolimi, por duke pasur në vëmendje zbatimin e masave të rrepta.

Nëpërmjet një shënimi në “Facebook”, ai tha se në këtë rast duhet zgjedhur rruga e mesme.

“Le të ecim në mes, me kujdes të baraslarguar ndaj dy të këqijave! Prandaj duhet hapur vendi sa më parë me monitorim strikt të distancimit social, masa mbrojtëse maska, doreza të shpërndara kudo. Testim, gjurmim, izolim të rasteve pozitive. Por ekonomia, shoqëria nuk mund të karantinohet e gjitha! Ajo duhet ti kthehet sa më parë një normaliteti “të ri” me kufizime por jo bllokime.”

Për Panaritin, deri më sot kemi zgjedhur të mos ecim duke mbyllur totalisht njerëzit.

“Të mbyllim njerëzit, shpesh me kufizime absurde edhe nga pikëpamja epidemiologjike, të paralizojmë ekonominë, të ndrydhim liritë për një të keqe e cila nuk mbyllet këtë verë. Këtë e thonë epidemiologët e qendrave më prestigjioze të cilët na paralajmërojnë për tu përgatitur për skenarin më të keq, ndër tre të mundëshmit. Atë të valës së dytë në vjeshtë ndofta edhe më agresive se e para. Shpresojmë dhe urojmë që jo! Por nga pikëpamja strikt epidemiologjike, ata kanë të drejtë! Sepse të heqësh kufizimet karantinore në një infeksion ndaj të cilit kemi imunitet zero, me koeficient ngjitës më të lartë se gripi, pa vaksina dhe me 20 përqind të infektuarve pa simptoma është shumë e rrezikshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *