Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për një mandate të tretë qeverisës, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shkruan se “sundimtari absolut i një shteti shtypës” kërkon sërish 74 vota për të “vazhduar vallen”.

Në një postim në “Facebook”, Panariti nënvizon se vendi ka ndalë rrugëm drejt Evropës. Sipas tij, ky është edhe qëllimi i sundimit autokrat: krijimi i përshtypjes së lëvizjes duke u rrotulluar në boshllëk.

“Reforma “pro forma”. Është bllofi që autokracia e partisë shtet po i luan vëndit. Ndërkohë që ky varfërohet, rrënohet, braktiset, poshtërohet. Thelbi i këtij bllofi, është bëj sikur lëviz, sillu vërdallë, bjeru borive dhe tam- tameve të propagandës për tu kthyer jo aty ku ishe, por më poshtë dhe më keq! Sikur të mos mjaftojë kjo, kërkohen sërish 74 vota, për të vazhduar vallen, ndërkohë që muzika ka kohë që ka ndalur ! Sepse akrepat e sahatit të Shqipërisë kanë ndalur. Vendi po i largohet Evropës, po zbrazet, po varfërohet po shthuret. Vëndi ka ndalë rrugën drejt Evropës. Sepse vetëm rrotullohet, por nuk lëviz! Thelbi i sundimit autokrat të partisë shtet, është çdo gjë rrotullohet, por asgjë nuk lëviz. Sepse ky është qëllimi, të mos lëvizet. Por të krijohet përshtypja e lëvizjes duke u rrotulluar në boshllëk. Evropa e ka kuptuar këtë dhe e ka ulur traun. Sundimtari absolut i një shteti shtypës që vetë shkruan dhe vetë vulos , pa fre, pa kontroll, pa gjykata, synon arritjen e një shumice të thjeshtë në zgjedhje që të vazhdojë të rrotullohet dhe sillet vërdallë, në pushtet. Tani me karar, pra jo më 100 por 74. Çfarë komedie!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *