Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e krahasoi programin ekonomik të PD-së me liderin e kësaj force, Lulzim Basha, “të dobët dhe pa shtyllë kurrizore”.

Në një postim në “Facebook”, Paloka shkruan se kreu i qeverisë është trembur nga Basha, pasi e ka nxjerrë para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëe, një hajdut dhe kriminelë.

“Eshte me se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. Te ka nxjerre ashtu sic je para shqiptareve dhe nderkombetare nje hajdut dhe bashkepuntore kriminelesh e perdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqiperia fiton.”/ Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *